TIRANË - Shkëlzen Gashi do të mungojë në tre ndeshjet e rradhës për Bazelin për shkak të një zënke gjatë ndeshjes së fundjavës mes Bazelit dhe Zyrihut.
Sulmuesi shqiptarë, që mban mbi supe dhe rolin e golashënuesit më të mirë të kampionatit Zvicerian, pasi shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj Zyrichut, pati një zënk me njërin prej kundërshtarëve.
Kjo zënkë është vlerësuar me 3 ndeshje pezullim nga komisioni i disiplinës në Federatën Zviceriane.
Sulmuesi Gashi është protagonisti apsolut i kampionatit zvicerian. Ai është kryegolashënuesi i kampionatit me 21 rrjeta të shënuara. Sulmuesi Gashi luajti muajin e shkuar me kombëtaren kuqezi, ku dhe shënoi golin e fitores ndaj Armenisë në "Elbasan Arena"./ATSH/