Gate Mahmutaj në gjykatë:Pashë 
policët por nuk i kam qëlluar unë!

Gate Mahmutaj në gjykatë:Pashë <br />policët por nuk i kam qëlluar unë!
TIRANE- Razip allias Gate Mahmutaj i cilësuar si kreu i grupit kriminal në Lazarat është lënë në “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ka qënë ora 14:30 kur Mahmutaj ka dalë para gjyqtarit Gurali Brahimllari, i cili i komunikoi masën e sigurisë të “arrestit në burg” për plot 5 akuza të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Fillimish Gate Mahmutaj, i ka kërkuar gjyqtarit të ngrinte zërin kur relatonte séance, pasi ai nuk dëgjonte mirë nga veshët. Kjo kërkesë është miratuar nga gjyqtari Brahimllari, i cili ngriti intonacionin e zërit, duke i kërkuar Mahmutajt të jepte gjeneralitetet. Gate Mahmutaj, gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar se ai nuk ka kryer asnjë veprim kriminal ndaj Policisë së Shtetit dhe se nuk ka drejtuar asnjë grup të armatosur. “Sapo kam mësuar që emri im, ndodhej në listën e policisë kam vendosur të dorëzohem. Këtë gjë e kam bërë, pasi kam siguruar familjen time që ndodhet e terrorizuar në Lazarat. I kam parë veprimet e policisë në kapanonin tim, por nuk kam qëlluar”-është shprehur Mahmutaj.

Avokati i Metës mbron Gate Mahmutaj
Avokati Petrit Serjani që ka mbrojtur juridikisht në Gjykatën e Lartë kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, është zgjedhur nga Gate Mahmutaj si avokat mbrojtës. Serjani gjatë séances së djeshme
ka treguar se ishte lëshuar një procure e posaçme nga djali i Mahmutaj, Albert Mahmutaj, për ta përfaqësuar babain e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.


matis bocaj dhe emiliano aliko me logo
(Matias Boçaj dhe Emiliano Aliko duke u dorëzuar në komisariatin e Rrogozhinës)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen