TIRANE- Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t, Elbasan, ka publikuar emrat e 400 personave të cilëve u është miratuar leja e legalizimit dhe duhet të tërheqin faturën e parcelës ndërtimore. Në një denjoftim, ALUIZN-i bënte me dije se qytetarët e poshtëshënuar duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t Elbasan, për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit.
“Bëjmë me dije se, në bazë të ligjit nr. 50, dt. 27.06.2014. të gjithë qytetarët do të përfitojnë një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore, në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve nga data e njoftimit. Mbas 45 ditësh, nga data e njoftimit, vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Gjithashtu, do të përfitoni edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike.” theksonte deklarata.

LAJMET MË TË VLERËSUARA