FIER - Shumë shpejt qarku i Fierit do të ketë në dispozicion një burg të sigurisë së lartë dhe një qendër të re paraburgimi. Godina tre katëshe po ndërtohet në afërsi të aksit rrugor Fier-Marinzë dhe tashmë punimet janë në fazën përfundimtare.
Vlerësohet se objekti do të mund të ndihmojë në eleminimin e mbipopullimit që vihet re në burgjet dhe komisariatet e qarkut të Fierit. Sipas projektit në këto godina do mund të vendosen 500 të burgosur dhe 150 të paraburgosur.
Gjithçka është ndërtuar në sajë të financimit të Bashkimit Evropian që kap vlerën e 12 milion eurove.
Brukseli edhe më parë ka investuar në shuma të konsiderueshme për rikonstruksion dhe krijim të hapësirave të reja në institucionet e vuajtjes së dënimeve.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com