Gati dhe një vaksinë tjetër në dhjetor, dhjetë herë me i lirë se Pfizer

Të gjithë shpresojnë se do të jetë vaksina ajo që do t'i japë fund makthit që ka shkaktuar në të gjithë globin COVID-19.  Dhjetëra miliona vaksina të prodhuara në Britani mund të jenë prodhuar deri në dhjetor.

Sipas asaj që shkruan Dailymail drejtuesi i testimeve të kryera mbi vaksinën e Universitetit te Oksfordit dhe AstraZeneca-s, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është “optimist” se injeksionin çudibërës do ta kemi përpara Krishtlindjeve.

Akademiku thotë se antivirali i tyre është dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në temperaturën -78C.

 “Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kujtojmë se një javë më parë u njoftua se vaksina anti-covid-19 e krijuar nga Kompania Pfizer me qendër në Nju York dhe BioNTech mund të parandalojë më shumë se 90% të njerëzve që të preken nga Covid-19.

Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një “ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat