Vaksina e parë efektive kundër COVID-19 ofron 90% mbrojtje ndaj virusit

Vaksina anti-covid-19 e krijuar nga Kompania Pfizer me qendër në Nju York dhe BioNTech mund të parandalojë më shumë se 90% të njerëzve që të preken nga Covid-19, theksohet kështu në një studim të publikuar nga BBC.

Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një “ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqure probleme apo efekte anësore. Hapi i radhës është kërkimi i miratimin nga institucionet përkatëse për shpërndarjen e saj.

 Prof Ugur Sahin, një nga themeluesit e BioNTech, i përshkroi rezultatet si një “moment historik”. Britania e Madhe tashmë ka porositur 30 milion doza.

Përveç Vaksinës së Pfizer janë edhe disa vaksina të tjera në faza të ndryshme të testimit, por ky është i pari që tregon rezultate pozitive.

Trajtimi me këtë vaksinë përdor një qasje plotësisht eksperimentale – që përfshin injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit – në mënyrë që të trajnojë sistemin imunitar dhe ato janë të ndara në dy doza, me diferencë 3 javore.

Në prova janë përfshirë vullnetarë nga SHBA,  Gjermania, Brazili,  Argjentina, Afrika e Jugut dhe Turqia.

Pfizer beson se do të jetë në gjendje të furnizojë 50 milion doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të 2021.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale