Prej kohësh Policia e Shtetit ka kërkuar që në ndihmë të saj për sigurinë publike dhe sigurinë rrugore të jetë edhe Policia Bashkiake. Siç duket, tashmë, zyrtarisht, Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj i cili është në fazën e konsultimit publik dhe parashikon që policitë bashkiake të kenë më shumë kompetenca se nga ato që kanë aktualisht.

Në bazë të këtij projektligji është bashkëpunimi më i ngushtë midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për sa i përket dy shtyllave kryesore, sigurisë publike dhe sidomos asaj rrugore. Nëse deri më tani, dy policitë i bashkonte vetëm vendosja e gjobave për mjetet, tashmë, kompetenca kryesore që u shtohet bashkiakëve është detyrimi për kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të tyre, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor dhe sipas parashikimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit.

Kjo nismë pritet të jetë një ndihmë e madhe për Policinë Rrugore, e cila në shumë raste është e detyruar t’i angazhojë efektivët e saj në shumë aktivitete, të cilat mangësi të mbikëqyrjen e të gjithë territorit. Shtimi i respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor në kompetencat e policisë bashkiake, përkthehet në më shumë forca policie në dispozicion, dhe synimi është ulja e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Policia Bashkiake do të jetë e detyruar të bashkërendojë punën me Policinë e Shtetit në drejtim të shkëmbimit të informacionit, në funksion të parandalimit të krimit.