Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë gati liçencat për të gjithë mësuesit që kanë rezultuar kalues në provimin e shtetit. Në një njoftim AKP bën me dije se liçencat do të tërhiqen pranë Drejtorive Arsimore në datën 20 tetor. 
 
“AKP ka përgatitur licencat për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit, sipas profileve përkatëse për sezonin III dhe IV sa më poshtë: Dhjetor 2013 -Korrik 2014. Licencat do të tërhiqen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve nga personat e autorizuar nga DAR-et ditën e martë datë 20.10.2015.
 
Tërheqja e licencës do të bëhet nga kandidatët fitues pranë çdo DAR-i. Brenda muajit Tetor 2015, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të përgatisë licencat për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit edhe për sezonin V Nëntor-Dhjetor 2014 dhe sezonin VI Korrik 2015.
 
Agjencia Kombëtare e Provimeve, në zbatim të Udhëzimit nr. 10, datë 03.04.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Për përmbajtjen dhe formën e licencës që fiton kandidati në përfundim të provimit të shtetit për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit”, ka përgatitur licencat për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit, sipas profileve përkatëse për sezonin III dhe IV sa më poshtë: Dhjetor 2013-Korrik 2014.
 
Licencat do të tërhiqen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve nga personat e autorizuar nga DAR-et ditën e martë datë 20.10.2015. Tërheqja e licencës do të bëhet nga kandidatët fitues pranë çdo DAR-i. Brenda muajit Tetor 2015, Agjencia Kombëtare e Provimeve do të përgatisë licencat për ushtrimin e profesionit të rregulluar të mësuesit edhe për sezonin V NëntorDhjetor 2014 dhe sezonin VI Korrik 2015”, - thuhet në një njoftim të AKP-s.





Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)