Gati nisja e punimeve në pjesën 
 lindore të Unazës së Tiranës

Gati nisja e punimeve në pjesën <br /> lindore të Unazës së Tiranës
Ndërkohë që sapo kanë filluar punimet në pjesën e Unazës së Madhe që do të lidhë segmentin aktualisht të përfunduar me atë te zona nga “Pallati me Shigjeta” tek “Kristali”, qeveria ka hedhur hapat e para për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e pjesës lindore të këtij segmenti.

Deri tani, kjo pjesë nuk ka filluar. Ajo nis tek rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG për të kaluar nëpërmjet Farkës, tek ish-Kombinati i Traktorëve, Kinostudio, duke përfunduar në Babrru.

Në një njoftim nga Kryeministria mësohet se Këshilli i Ministrave vendosi dje shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (lotet I, II)”. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë “arë”, “truall”, “pyll” dhe “objekte”, në vlerën 129.7 milionë lekë. 

Brenda 30 ditëve Hipoteka do të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale dhe do të fillojë edhe procesin e kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit