Gati për derbin e Milanos, shqiptarët
1000 km për të qenë në “San Siro”

Gati për derbin e Milanos, shqiptarët<br />1000 km për të qenë në “San Siro”
Sonte në 20:45 do të zhvillohet derbi i Milanos. Pozicioni në renditje edicionet e fundit ka ulur interesin si për Interin, ashtu edhe për Milanin. Megjithatë kur bëhet fjalë për derbin e qytetit interesi është maksimal.

Një nga gazetat më të njohura në Itali, “La Gazzeta dello Sport” i kushtoi një artikull të veçantë interesit nga Shqipëria për derbin, teksa 56 tifozë zikaltër udhëtuan 1000 km për të qenë sonte në “San Siro”. Tifozët shqiptarë të Interit udhëtuan me autobus nga Tirana në Mali të Zi, Kroaci dhe Slloveni për të mbërritur në destinacion.

Udhëtimi dhe mbështetja për zikaltërit ka tërhequr edhe vëmendjen e kapitenit Andrea Ranokias, që u ka kushtuar një status shqiptarëve në Facebook. Dashuria e shqiptarëve për Interin është dyfish, teksa tani pjesë e tij është Shaqiri.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin