Gati për ‘El Clasico’, Real Madrid
sfidon Barcelonën në ‘Camp Nou’
Lionel Messi përballë Cristiano Ronaldo. Kjo është sfida ndërmjet dy yjeve të futbollit botëror, që mbrëmjen e së shtunës, në orën 20:30 do të nxehë El Clasico-n në Camp Nou.
Lionel Messi përballë Cristiano Ronaldo. Kjo është sfida ndërmjet dy yjeve të futbollit botëror, që mbrëmjen e së shtunës, në orën 20:30 do të nxehë El Clasico-n në Camp Nou. Një duel që vështirë se do të jetë përcaktues për titullin, me Barcelonën që duket e pandalshme drejt triumfit, por që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Zinedine Zidane.
Një sfidë speciale kjo për Zidane, që në El Clasicon e parë si trajner do të ketë përballë Luis Enrique-n, pas debatit të ashpër në fushë 13 vjet më parë, kur ishin protagonist në të njëjtat skuadra, por si futbollistë.
“Nou Camp” është gati për të festuar dhe tifozët shpresojnë të përjetojnë një tjetër triumf, pas suksesit 4-0 në fazën e parë të kampionatit, që i kushtoi stolin Rafa Benitez. 10 pikët avantazh që katalanët kryesues në La Liga kanë nga rivalët e përjetshëm janë tregues i diferences ndërmjet dy skuadrave në këtë sezon, por në El Clasico mund të ndodhë gjithçka.
Kjo është supersfida e parë pas ndarjes nga jeta e Johan Cruyff dhe Barça kërkon të vazhdojë ta nderojë legjendën e klubit, me një fitore përballë Realit.
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique në konferencën për shtyp para “El Clasicos” së dytë të sezonit siguroi se futbollistët e tij janë gati fizikisht dhe pzikologjikisht. “Pas kthimit të futbollistëve nga grumbullimet me kombëtaret respektive kam parë se kanë një dëshirë të cmendur për të fituar në “El Clasico”.
Në triumfojmë, do t’i jepnim goditjen përfundimtare Realit. Ne vijmë në këtë ndeshje në momentin tonë më të mirë, por emri i kundërshtarit na detyron të jemi shumë të kujdeshshëm, duke dhënë gjithsecili 100% të mundësive.”
I buzëqeshur, me besim dhe plot dëshira. Kështu përballet Zinedine Zidane në El Clasicon e tij të parë si trajner, që vjen plot 10 vjet e një ditë në distancë nga ndeshja e tij e fundit si lojtar. ”Këtë natë do të fle mirë i qetë, ndërsa të shtunën do të argëtohem duke e parë El Clasicon nga një pozicion i privilegjuar.
Është e pamundur që të jesh më pranë fushës. Nuk do të jetë e lehtë të mposhtësh këtë Real. Nuk e di se çfarë mendojnë apo thonë në Barcelonë dhe as nuk më jep bezdi nëse ndihen favoritë pasi unë jam i sigurt. Jemi mirë, dinamika është pozitive dhe nuk do jetë e lehtë të na mposhtin”.

Redaksia/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.3%
-
JO
48.7%
-
NUK E DI
10%
Vota total: 2790
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24