EMRI/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici i Burgut 313 në Tiranë, dërgohet te Trauma! Tre autorët ikin me makinë, i marrin dhe armën e shërbimit

Tiranë- Dhunohet me shkop bejsbolli efektivi i Burgut 313 në Tiranë, i cili po dilte nga banesa për të shkuar në punë.

Efektivi Arbër Labi, 36-vjeç, mësohet se është goditur nga tre autorë, në afërsi të banesës së tij në Yzberisht, në rrugën "3 Dëshmorët". Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Labi ndodhet në Spitalin e Traumës. Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë, kurse policia tha se po punon për identifikimin e tyre dhe kapjen.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë se dyshon që sulmi të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista e ndonjë konflikti me persona të tjerë, që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

Burime zyrtare policore konfirmuan ngjarjen dhe bënë me dije se ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. 36-vjeçari, banues në Yzberisht, është punonjës pranë Burgut 313.

“Ai sapo ka dalë nga banesa për punë, kur është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar”, bëri me dije Policia e Tiranës.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës, pasi ka fraktura dhe dëmtime jo vetëm në trup, por edhe në pjesën e kokës. Policia po mbledh dëshmitë dhe verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimi: 28/09/2024 11:45

    Cimicimita, cimicimita, motra e gjergjit marshalla

    Përgjigju
  • Or teeejjj: 28/09/2024 10:35

    Do e kete patur armen pa fisheke or teejjjj

    Përgjigju
  • Pali: 28/09/2024 10:31

    Se nxori dot armen te ja u q ropt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!