Gati ‘Panairi i librit’ në vitin kur sondazhet tregojnë se 80% e shqiptarëve nuk lexojnë! Një stendë në Pallatin e Kongreseve kushton 70 euro për metër katror

Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për Panairin e 25-të të Librit.  Do të presin lexuesit nga data 16 deri në 20 nëntor, 97 stenda dhe mbi 100 shtëpi botuese. Në një vit sondazhesh të hidhura, ku mbi 80 përqind e shqiptarëve rezultojnë se nuk kanë lexuar asnjë libër, do të duhej një qasje e kujdesshme, nga entet e Shoqata e Botuesve që këtë vit shënon edhe datëlindjen e 30-të.

Në tryezën e ‘ngushtë’ ku u bë prezantimi i Panairit, fjalën e mori vetëm kreu i Shoqatës së Botuesve, që ceku uljen e numrit të lexuesve, retorikën e përsëritur se sot lexohet më pak se 20 vite më parë, pa shtruar zgjidhje konkrete. Gjithsesi problemin Ymeri e shkarkon tek institucionet, ndërsa botuesit sipas tij kanë bërë punë shumë të mirë.

Çmimet e stendave për këtë vit mbërrijnë në 70 euro për metër katror në katin e parë të Pallatit të Kongreseve, ndërsa në kat të dytë kostoja zbret me 60 euro. Tone të ashpra, përdori sot kreu i Shoqatës, ndërsa u pyet rreth këtyre vlerave duke bërë një krahasim me Kosovën, ku synohen lehtësirat.

Këtë vit Kosova do të vijë me tre stenda, ndërsa Maqedonia e Veriut me një të tillë e botime nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet nga stenda e Podgoricës, dhe disa tituj të botuar në Tuz. Do të ketë edhe ente botuese nga diaspora, siç është “Besa Muci” apo “Junus Emre”.

Panairi do të shoqërohet me takime me autorët, diskutime, ndërsa ditën e shtunë do të shpërndahen edhe 5 çmime.  Ndërkohë, ende nuk kemi një vlerë konkrete, se sa kushton ky Panair.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?