VLORË- Vera ka ardhur dhe të gjithë e meritojmë pak relaksin e koncerteve në breg të detit. Artistët nga Italia pritet të vijnë në Vlorë, në kuadër të koncertit ‘Sanremo në Vlorë’ që do të zhvillohet më 22 korrik në Lungomare.

Artistët që priten të vijnë për ‘Sanremon në Vlorë’ janë emra të njohur që edhe më parë kanë qenë pjesë e mbrëmjeve të hareshme të entuziastëve të muzikës dhe pushuesve në jug të vendit.

Disa prej tyre janë:

Albano

Riccardo Fogli

Pupo

Mietta

Marco Masini

Matia Bazar

Iva Zanicchi

Michelle Zarillo

Scialpi

Ky event realizohet nga Sinan Idrizi së bashku me Konsullatën Italiane.