E prisnin në lulishte për të shpërndarë kokainën, arrestohen tre të rinjtë në Ishull Lezhë

E prisnin në lulishte për të shpërndarë kokainën, arrestohen tre të rinjtë në Ishull Lezhë

LEZHË- Tre persona janë vënë në pranga e policisë për shkak se akuzohen për trafikim kokaine.

Të arrestuarit janë -D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; -E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin  lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë. Por policia ka mundur që të bie në gjurmët e tyre dhe të organizojë operacionin ku më pas i ka arrestuar.

Fillimisht është arrestuar D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë, ku gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr kokainë të cilën do ta shpërndante në doza të vogla. Më pas janë arrestuar teksa e prisnin në një makinë K. Q. dhe pasagjeri E. H.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)