DURRËS- Skënder Jusufi 67-vjeç është arrestuar për herë të tretë nga policia, këtë herë me qëllim ekstradimin në Itali, pasi ishte në kërkim prej disa kohësh nga drejtësia e vendit fqinj për trafik kokaine dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Jusufi pas arrestimit, sipas policisë pritet që të ekstradohet në Itali për t'u përballuar me akuzat e trafikimit të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Gjykata e Cagliarit me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale" parashikuar nga Kodit Penal Italian.
Grupi në Itali drejtohej nga Ramazan Malo, ndërsa hetimi ka nisur prej 2016 për shpërndarje të drogës pranë shkollave dhe lokaleve të natës. Ky person, Skënder Jusufi 65-vjeç është arrestuar dhe liruar edhe dy herë të tjera. Fillimisht në 19 tetor të 2016 ai është arrestuar në Durrës pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge.
Por mister është fakti si është liruar nga qelia, pasi në 4 janar të vitit 2018 është arrestuar sërish për akuzën e trafikut, pasi gjykata e Apelit në Bari e kishte dënuar me 5.9 vite burg. Gjykata e Apelit Durrës, sipas njoftimit të policisë një vit më parë, ka bërë njohjen e vendimit të gjykatës Italiane. Ndërkohë që sot, ai është arrestuar sërish, këtë herë me qëllim ekstradimi në Itali.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane
24 Nëntor, 14:47
-
'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi
24 Nëntor, 14:38
-
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje
24 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja për hallet e udhëheqëve
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23
-
'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion
24 Nëntor, 14:21
-
Vrasja e 14 vjeçarit, Rama: E bënë mish për top, në luftën për pushtet! Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare
24 Nëntor, 14:14
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani
24 Nëntor, 14:00
-
Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj
24 Nëntor, 13:57
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Rama në Londër kritika Braverman: Ish-ministrja e Brendshme i quajti shqiptarët pushtues! Ju jeni kontrubues
24 Nëntor, 13:47
-
Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini
24 Nëntor, 13:36