Brenda shtatorit miratohet projektligji për amnistinë/ Gjonaj: Kemi prioritet gratë, ja kriteret që duhen përmbushur (VIDEO)

TIRANË- Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me disa gra të burgosura në Burgun 'Ali Demi' në kryeqytet, ku prezantoi projektligjin i cili do të ofrojë mundësinë për të fituar amnisti, disa kategori të caktuara të grave të burgosura.

Gjonaj shpjegoi edhe kategoritë që do të përfitojnë nga kjo amnisti, duke nisur që nga viti i dënimit, mosha dhe statusi familjar.

"Duke pasur në fokus gratë, projektligji për amnistinë do ofrojë lehtësira për gratë që përfitojnë nga amnistia. Gratë që kanë marrë një dënim dhe ato që janë në ndjekje penale, ne kemi menduar që gratë në këtë amnisti do jenë përfitueset kryesore duke e krahasuar me gratë që kemi në institucione. Do shqyrtojmë kriteret për secilën dhe do arrijmë në propozimin që gratë që u ka mbetur më pak se 3 vite burg të paraqiten për amnisti. Gratë që kanë fëmijë të mitur do përfitojnë lehtësira, që t;i shuhet një kohë e dënimit që të bashkohen sa më shpejt me fëmijët. Një ndër kriteret e amnistisë është edhe mosha.  Po shihet edhe kriteri i moshës.

Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, por duke marrë edhe kohën e dënimit në tre vjet si dhe ato që janë më pak tre vjet do përfitojnë nga amnistia. Amnistia e përgjithshme është një fakt që iu gëzon shumë sepse ashtu si kemi biseduar kanë kritere ndaluese për shkak të veprave penale që kanë kryer. Po shikojmë mundësinë për të hequr kriterin për llojin e veprës penale. Sa i përket atyre grave që janë në ndjekje penale, do të përfshihen në amnisti. Është pothuajse i përfunduar. Pritet që të merret një miratim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme kryesisht lidhur me kategorinë e grave apo të gjithë personave që ndodhen në institucione  ekzekutimi të vendimeve penale, por që janë me statusin si të paraburgosur pasi nuk kanë ende një vendim të formës së prerë. Dhe menjëherë, deri në fund të shtatorit ne planifikojmë që amnistia të miratohet në qeveri. Pas miratimit në qeveri projekt-ligji do të kalojë në Parlament me qëllim që Dhjetori, Krishtlindjet, personave që do përfitojnë nga amnistia t’i gjej pranë familjeve të tyre", u shpreh Gjonaj.

E pyetur nga gratë e dënuara se çfarë do të ndodhë me to pasi të fitojnë lirinë, Gjonaj ka nënvizuar se me kujdesin e saj të drejtëpërdrejtë, për secilën prej tyre Ministria e Drejtësisë është duke u hartuar një paketë e plotë rehabilituese dhe riintegruese në shoqëri ku përfshihet kujdesi social-ekonomik. 

“Në momentin që ju do të liroheni nga institucioni e di dhe jam në dijeni të mjaft problematikave tuaja familjare, sociale, ekonomike, por gjithashtu edhe atyre problemeve që keni pasur me familjet e bashkëshortëve ku një pjesë e juaja nuk arrin dot të shikojnë fëmijët e tyre. Dhe e kam ndjerë jashtëzakonisht shumë këtë gjë. Kjo është arsyeja që kam ndërmarrë një projekt të cilin e kam shumë përzemër ku secila nga ju do të ndiqet pasi të lirohet nga amnistia. Aktualisht stafi i Ministrisë ka bërë takime me ju dhe besoj jeni në dijeni që dy përfaqësues të Ministrisë kanë qenë në prani dhe kanë diskutuar me ju për të marrë mbase dhe disa rrethana familjare që shpeshherë janë edhe personale.

Por këto më kanë ndihmuar mua për të përgatitur dosjen për secilën nga ju me qëllim që t’ju ofroj ndihmën time maksimale sa i përket punësimit tuaj, asistencës ligjore lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, apo edhe me zbatimet e vendimeve të Gjykatave në rastet kur ju duhet të takoni fëmijët sipas ditëve që janë vendosur në vendim. Njëkohësisht bashkë me bashkitë por edhe me organizatat, unë do bëj çmos që ju të keni mundësinë edhe të merrni banesë me qira, edhe të qëndroni në një ambient të përshtatshëm për ta nisur jetën nga e para. Që ky projekt i imi të jetë i suksesshëm, do doja që ju të mos i riktheheni përsëri rrugës së krimit, mos i riktheheni përsëri rrethanave që ju kanë shtyrë në kryerjen e një vepre penale me qëllim që dhe unë të ndjej kënaqësinë e këtij projekti ku për herë të parë një Ministër Drejtësie po ndërmerr për gratë e dënuara me qëllim ndjekjen e tyre derisa të ndihen me një jetë të re të rifituar pranë familjes. Kjo është arsyeja pse në mënyrë të përditshme stafi i Ministrisë dhe unë personalisht po ndjekim gjithë zhvillimin e jetës suaj”, tha Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja