Gati shitja 100% e "Albpetrolit"
Ahmetaj: Mos merrni ortakë si CEZ

Gati shitja 100% e "Albpetrolit"<br />Ahmetaj: Mos merrni ortakë si CEZ
Asetet e ndërmarrjes do t'i ofrohen një blerësi të mundshëm, duke ofruar 100 për qind të aksioneve. Kjo është kritikuar ashpër nga opozita, e cila është shprehur kundër tendencës për të lëshuar në duar të privatëve
të gjithë sektorin e naftës në vend.

Sipas deputetit të opozitës Erjon Braçe, me këtë ligj, jo vetëm po privatizohet kompania "Albpetrol", por bashkë me të po shiten dhe
të drejtat dhe licensat që kjo kompani zotëron sot për shfrytëzimin e burimeve të naftës në vend. Një gjë të tillë nuk e bërë as mbreti Zog dhe as Enveri në kohë të diktaturës, theksoi ai, duke akuzuar qeverinë se po kërkon rrugë të reja drejt korrupsionit, për të nxjerrë fitime të paligjshme.

Një nga shqetësimet, që ka ngritur opozita parlamentare ka qenë edhe fati i marrëveshjeve, të lidhura deri tani me subjekte të treat nga kompania shtetërore, si dhe fati i punonjësve të saj - rreth 2.500 - që mendohet se do të mbeten pa punë, si pasojë e reformës, për ta përgatitur ndërmarrjen për shitje.

Një prononcim jo të zakonshëm ka bërë deputeti i PD Selami Xhepa, sipas të cilit nafta nuk mund të cilësohet si një mall strategjik. Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ka thënë se, me paratë që synohen të dalin nga shitja e kmpanisë shtetërore, do të sistemohen edhe punonjësit që do të dalin të papunë nga reforma, si dhe do të financohen ndërtimet e rrugëve, blerja e energjisë elektrike, etj. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde, por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim- fitimet", shtoi ai.

Sipas ministrit, procedurat filluan me përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në vitin 2010. Nga 7 kompanitë që konkurruan, kompania "Patton Boggs" u shpall fituese dhe aktualisht është duke bërë raportin përfundimtar të kësaj konsulence. Ka qenë ajo, që i propozoi qeverisë shqiptare shitjen e 100 për qind të kompanisë.

Deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se formula e privatizimit, që është përzgjedhur, është artificiale dhe le vend për korrupsion. Nuk duam që Albpetrol-i të privatizohet 100%, pasi nuk është koha e duhur. Investitorët strategjik provohen gradualisht, sepse bëhet fjalë për një aset që mund të vlejë miliarda dollarë. Nafta e gazi mund të rivlerësohen në miliarda dollarë, nëse teknologjia do të ecë, sipas tij.

Nga ana e saj, Mimi Kodheli tha se privatizimet e mëparshme nuk kanë qenë të suksesshme, duke përmendur rastin e CEZ-it, që solli përkeqësim të gjendjes financiare të KESH-it.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë