Gatime nga zonja Albana, Byrek me mish të grirë

Byrek me mish të grirë

Përbërësit:

Për brumin:

750 gr miell

1 ½ lç kripë

100 gr vaj ulliri

2 lgj uthull

340 ml ujë i vakët

Për mbushjen:

1 qepe mesatare

2-3 lgj vaj ulliri

1 kg mish i grirë

2 lgj verë te kuqe

2 karrota

1 spec

150-200 gr salcë domate

200 gr djathë kaçkavall

Spec djegës

Rozmarinë, majadanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin dhe kripën. E përziejmë dhe hapim një gropë në mes ku shtojmë ujin e vakët dhe uthullën. E punojmë brumin mirë derisa të shkëputet nga ena. Në momentin që është gati e lemë për 30 minuta të qetësohet mbuluar me membrane kuzhine.

Ndërkohë fillojmë me përgatitjen e mbushjes. Në një tigan të madh kaurdisim qepën e grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrota të prera në kubikë të vegjël ose të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për 4-5 minuta dhe më pas shtojmë mishin e grirë. E kaurdisim mirë mishin derisa të përthithë të gjitha lëngjet dhe më pas e shuajmë me pak vere të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe e lemë të marrë valë në temperaturë mesatare për rreth 15 minuta. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, specin djegës, rozmarinën dhe majdanozin.

Hapim petët spërkatur me pak miell dhe përgatisim byrekun me shtresa mbushje sipas dëshirës.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis