Lakror me kunguj të njomë

Përbërësit:

  • 4 kunguj mesatar
  • 4 filxhanë çaji miell misri
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • 2 vezë
  • 2 gota qumësht
  • 1 tufë koper
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kungujt e njomë grihen në rende dhe u kullohet lëngu. Përzihen me qumështin, vezët, miellin e misrit, kripën, koprën dhe gjalpin. Në një tavë të lyer me yndyrë hidhet një shtresë e trashë mielli misri dhe spërkatet me pak qumësht ose ujë. Hidhet masa e përgatitur dhe sheshohet. Sipër hidhet një shtresë tjetër mielli misri, laget me qumësht ose ujë, spërkatet me gjalpë të shkrirë dhe piqet në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë.