Harapash me miell misri dhe dhallë
Përbërësit:

1 lgj gjalpë
2 lgj miell misri
250 ml dhallë
Djathë të grirë kaçkavall
Kripë
Përgatitja:

Në fillim hedhim në tigan 1 lugë të madhe me gjalpë dhe 2 lugë miell misri. E skuqim mirë miellin e misrit për 5 minuta. Më pas shtojmë dhallën dhe e përziejmë në temperaturë mesatare. Shtojmë pak kripë dhe djathë të fortë të grirë në rende dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.