HASUDE / RESHEDI 

Përbërësit:

250 gr sheqer

200 gr niseshte

500 ml ujë

100 gr gjalpë ose vaj

Arra ose rrush të thatë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim sheqerin në një tigan. Në një tas me ujë tresim niseshten. Ndërkohë punojmë sheqerin, e punojmë me lugë që të krijohet si mjaltë. Më pas shtojmë ujin dhe gjalpin dhe sapo masa të kalojë në vlim shtojmë niseshten e tretur. E punojmë derisa të trashet. Sipas dëshirës mund t'i hedhim pak arra ose rrush të thatë. E hapim lugë-lugë ose e vendosim në tavë.