Palaçinka
Përbërësit:
1 vezë mesatare
50 ml vaj ulliri
200 gr kos i trashë
100 gr miell
1 lç fryrës
1 lç niseshte
1 majë luge sheqer
kripë, piper
100 gr proshutë
120 gr djathë kaçkavall
Për sallatën:
domatina
vaj ulliri, kripë
piper, rigon
Përgatitja
Në një tas vendosim kos, kripë, pak sheqer, piper, vaj ulliri, një vezë, pak fryrës dhe niseshte. Presim hollë proshutën dhe grijmë në rende djathin kaçkavall. Shtojmë miellin dhe bimë aromatike, rigon, rozmarinë. E gjithë masa duhet të jetë e trashë si masë buke.
Lyejmë një tigan me vaj ulliri me furçë ose me letër kuzhine. Hedhim masën e brumit në tigan, e lemë pak minuta duke e sistemuar me shtypësen e patates dhe duke i dhënë formën e duhur. E pjekim mirë dhe sapo të fillojë të ndjehet era e djathit ulim nxehtësinë. E kthejmë nga ana tjetër dhe e servirim me feta domatesh, vaj ulliri të freskët, kripë, piper, rigon.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.4%
-
Pak
62.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Supë pule e prerë me vezë dhe limon nga zonja Albana
5 Shkurt, 11:26
-
Fileto viçi servirur me salcë nga Roland Naço
5 Shkurt, 11:11
-
Krahë pule të mbushura nga Roland Naço
5 Shkurt, 11:04
-
Kulaç me kos dhe djathë nga zonja Albana
4 Shkurt, 11:33
-
Turli me mish viçi nga zonja Albana
4 Shkurt, 11:25
-
Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana
4 Shkurt, 11:20
-
Supë me pashaqofte nga zonja Albana
3 Shkurt, 11:00
-
Tavë me patate, domate dhe krem djathi nga zonja Albana
3 Shkurt, 10:44
-
Harapash me djathë, sallam dhe salcë të kuqe nga zonja Albana
31 Janar, 12:01
-
Supë me panxhar nga zonja Albana
31 Janar, 11:43
-
Picë me lakër nga zonja Albana
31 Janar, 11:34
-
Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme nga zonja Albana
30 Janar, 12:27