Patate me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
1 kg patate
1 lgj gjalpë
1 lk piper i kuq
1 lk piper i zi
1 lç kerri
1 lk kripë
3 thelpinj hudhër
2 qepë të njoma
1 presh i vogël
1 tufë majdanoz
djathë kaçkavall
Përgatitja:
Ziejmë patatet në ujë me kripë, më pas i kullojmë. Në një tigan vendosim gjalpin të tretet dhe shtojmë piperin e kuq, piperin e zi, kerrin dhe hudhrat e shtypura. I përziejmë derisa gjalpi të aromatizohet dhe vendosim patatet. I kaurdisim për pak minuta, më pas shtojmë djathin kaçkavall të grirë, majdanozin, qepët e njoma dhe preshin të prerë hollë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të lidhet në temperaturë mesatare.