QUMËSHTOR

Përbërësit

1 litër qumësht

10 vezë

250 gr sheqer

1 bustinë vanilje

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Më pas shtojmë qumështin e  vakët dhe e përziejmë mirë. Masën e hedhim në një tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngyrë të lehtë të kuqerremtë. E lemë të ftohet plotësisht dhe më pas e presim në katrorë dhe e servirim.