Gatime nga zonja Albana, tasqebap tradicional me mish viçi ( receta e gjyshes)

 Tasqebap tradicional me mish viçi ( receta e gjyshes)

Përbërësit:

500 gr mish viçi

1 qepë të thatë

1 gjethe dafine

4 thelpinj hudhër

2 lugë koncentrat domate

1-2 lugë vaj ulliri

1 lugë miell

1 litër ujë

1-2 lugë uthull

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët dhe sapo të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në copëza. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Më pas shtojmë pak miell, koncentratin e domates dhe ujë të ngrohtë.

Vendosim një gjethe dafine, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë, piper dhe uthull.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

'Plumbi i Artë'/ Kushëri me avokatin, pas ‘betejës’ 2 mujore, gjyqtarja Entela Shedula përjashtohet nga gjykimi i Gentian Sharrës

'Plumbi i Artë'/ Kushëri me avokatin, pas ‘betejës’ 2 mujore, gjyqtarja Entela Shedula përjashtohet nga gjykimi i Gentian Sharrës