Gatimet tradicionale, peshkim dhe not, festohet sot Dita e Liqenit në Shkodër

Në pikën turistike të Shirokes është festuar Dita e Liqenit të Shkodrës. Një ditë e dedikuar një perle të natyrës, i cili nuk sjell vetëm panoramën, por edhe peshkimin, notin, artizanatin por edhe gatimet tradicionale.

E pikërisht për këtë arsye të gjithë restorantet që shërbejnë buzë liqenit kanë qenë të ftuar të sjellin specialitetet e tyre për degustim, ku specialitet është tava e krapit, peshk që për kuzhinieret dhe administratoret e tavernave është mbreti i liqenit.

“Kemi servivur dy pjata tradicionale të Shirokës tava e krapit e cila bëhet me qep të kavardisurë dhe me shumë elemente të tjerë që shoqërohen për të dal një tavë sa më e mirë dhe e pëlqyeshme për pjesën e turistëve dhe për për shkodranët puro.”, tha njëri prej kuzhinierëve.

Enton Jubani drejtues i projektit i cili ka si qëllim promovimin e turizmit tha se Shiroka ka potenciale te jashtëzakonshme dhe aktivitete të tilla janë një paskthim nostalgjik për çdo Shkodran qe aty ka kaluar vitet me të bukura, por edhe një ftesë për çdo vizitor.

“Sot jemi ndal në liqenin e Shkodrës në shirok për të promovuar bukuritë natyrore, kulturore, traditën, artizanatin dhe mbi të gjitha gastronominë e kësaj zone qe shquhet për të promovuar këto vlera dhe ti bëjmë elementë që të sjellin dhe të tërheqin sa më shumë turistë.”, u shpreh Enton Jubani drejtues i projektit.

Kryetarja e bashkisë, Shkodër Voltana Ademi e konsideroi Ditën e liqenit një mundësi të mirë për promovimin e Shirokës e cila në çdo element është mbresëlënëse.

“Ky event lançues të një fushatë promocioni për Shkodrën ku pjesë e saj e rëndësishme është liqeni i Shkodrës me të gjitha pasuritë e veta të natyrës florës të faunës, të punës të traditës të historisë të kulturës të njerëzve të artizanatit të gastronomisë të mënyrës së sjelljes dhe të jetës të ofrimit të shumëllojshëm të kënaqësive që në çdo kohë mund t’i gjeni duke ardhur e duke i shijuar në liqenin e Shkodrës.”, tha Voltana Ademi.

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi dhe kënaqësie për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv . Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë