Justin Gatlin i prishi planet e Usain Bolt për të dhënë lamtumirën atletikës me një medalje ari. Atleti amerikan u shpallë kampion bote në garën e 100 metrave, ndërsa legjenda e atletikës, rekordmeni botëror, u detyruar të kënaqej vetëm me medaljen e bronztë.
Bolt ishte favorit për medaljen e artë, por diçka nuk ka shkuar si duhej për 30- vjeçarin, pasi nuk arriti të bënte një nisje të mirë, gjë që i solli edhe vështirësi për të rifituar pozicionin e parë.
Përveç medaljes së bronzit për Bolt, surpriza e mbrëmjes ishte edhe Christian Coleman, i cili arriti të fitonte medaljen e argjendë.
Gatlian e mbylli garën me kohën 9.92 sekonda, Colman me kohën 9.94 sekonda, ndërkohë që Bolt ka humbur vendin e parë për vetëm 3/100 e sekondës, duke e mbyllur garën me kohën prej 9.95 sekonda.
Në fund të garës të gjitha ovacionet ishin për Bolt, por nuk mungoi as një përqafim mes 30- vjeçarit dhe kampionit të ri të botës në garën e 100 metrave, Justin Gatlin.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com