Dhjetëra raketa u lëshuan sot në mëngjes drejt jugut të Izraelit, ku sapo filluan të dëgjohen edhe sirenat e alarmit për mbrojtjen kundër tyre, njoftuan para pak minutash mediat izraelite online, që shtuan se për momentin nuk ka ende viktima. "Raketat ranë pranë qendrave të banuara në Ashkelon dhe Sderot", njoftuan ato.

Para lëshimit të raketave nga ana e Hamasit, Izraeli kishte sulmuar me anë të aviacionit për të goditur enklavën e kontrolluar nga Hamasi duke shkaktuar, vetëm sot në mëngjes, 35 të vdekur, sipas medias së përditësuar palestineze. Ndërkohë, BBC-ja bën fjalë për 30 të vdekur dhe 150 të plagosur./ATSH/