15 të vdekur dhe 200 të plagosur është bilanci i një sulmi të artiljerisë izraelite në një shkollë të Unrwa (Agjensia e Kombeve të Bashkuara për shpëtimin dhe strehimin e refugjatëve në Palestinë)
Sot në ditën e 17 të mësymjes izraelite në Gaza artiljeria izraelite ka goditur një shkollë të ngritur nga OKB-ja dhe e shfrytëzuar, në këtë gjëndje të jashtzakonshme, si vendstrehim për një pjesë të popullatës palestineze që i largohet zonave të bombardimeve. Më sakt struktura strehonte rreth 1500 të larguar nga shtëpitë e tyre.
Bilanci shënon, sipas mediave, 15 të vdekur dhe 200 të plagosur dhe pse dëshmitar okular në zonë i referojnë agjensisë së mediave Al Jazeera se numri it ë vdekurve është 30.
Sipas Unrwa ky ishte sulmi i katërt në tre ditë i artilierisë izraelite mbi shkollat e shfrytëzuara për qëllim strehimi nga ana e kësaj agjensie. Drejtori i operacioneve të Unrëa në rripin e Gazëz, Robert Turner tha për Al Jazeera se shkolla e bombarduar ditën e sotme ishte një vendstrehim për refugjatët palestinezë me dijeni dhe të forcave ushtarake izraelite dhe se gjithashtu nga forcat e Tel Avivit nuk kishin marrë asnjë lloj njoftimi për sulme të mundshme në zonë.
Shkolla e goditur nga forcat izraelite ndodhet në qytetin e Beit Hanun, në veri të Rripit të Gazës. Ndërkohë në Gaza numri i viktimave deri më tani raportohet të jetë në total 785 (750 palestinez dhe 35 izraelit) dhe numri i të largurve nga shtëpitë e tyre dhe të strehuar nga Unrëa ka arritur në 140 mijë persona.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com