Gaza, Izraeli thyen armëpushimin
pak minuta pas hyrjes në fuqi
Rripi i Gazës iu nënshtrua sot një armëpushimi humanitar që pritej të zgjaste 7 orë dhe u thye vetëm pak minuta pasi hyri në fuqi, pasi Izraeli sulmoi një shtëpi në Gaza duke lënë të vdekur një vajzë 8 vjeçare dhe 30 të plagosur.
GAZA - Rripi i Gazës iu nënshtrua sot një armëpushimi humanitar që pritej të zgjaste 7 orë dhe u thye vetëm pak minuta pasi hyri në fuqi, pasi Izraeli sulmoi një shtëpi në Gaza duke lënë të vdekur një vajzë 8 vjeçare dhe 30 të plagosur.
Armëpushimi ishte njoftuar nga zëdhënësi i ushtrisë Izraelite, i cili deklaroi se për 7 orë do të ndalnin sulmet në Gaza, përveç Rafah, për shkak të pranisë së madhe ushtarake dhe operacioneve të kërkimit të tuneleve.
Ndërsa Hamas e cilësoi iniciativën si një përpjekje të Izraelit për të devijuar vëmendjen nga masakrat e tyre në Gaza. Përmendim këtu sulmin e një dite më parë në një shkollë të drejtuar të OKB-së. Në 4 javë luftime në Gaza, numri i të vdekurve ka kapur shifrën e 1800 palestinezëve dhe 66 izraelitëve të vrarë në luftime.
Ora 9:28 Luftimet në Gaza, Izraeli hap një “dritare humanitare”, 7 orë “paqe”Një armëpushim humanitar 7 orësh ka nisur mëngjesin e sotëm në disa pjesë të Gazas. Lajmi erdhi nga Izraeli, i cili theksoi se armëpushimi nuk do të zbatohet në Rafah për shkak të pranisë ushtarake izraelite dhe se përleshjet midis forcave ushtarake dhe militantëve të Hamas ishin në vazhdim e sipër.
Ndërkaq, Hamas e shikon propozimin e Izraelit për armëpushim të përkohshëm me dyshim, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga masakrat e tyre.
Izraeli njoftoi për një “dritare humanitare” në ofensivën e saj në Gaza, pas zemërimit që pasoi nga sulmi i së dielës në një shkollë të OKB-së.
Armëpushimi i propozuar ka si qëllim lejimin e mijëra palestinezëve të zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre. Zëdhënësi i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e cilësoi sulmin e një dite më parë një tjetër “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se Izraeli ka qenë rregullisht i informuar për vendndodhjen e saktë të shkollës.
Ka pasur një reagim edhe nga SHBA të cilët janë shprehur të tronditur nga sulmimet e turpshme të një dite më parë.
Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza lajmërojnë për 1800 palestinezë dhe 66 izraelitë të vdekur dhe 9 mijë të plagosur që kur nisi konflikti 4 javë më parë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.4%
-
Jo
21.6%
-
Nuk e di
55%
Vota total: 11072
Lajme të tjera
-
Presidenti Macron përsërit idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë: Nëse Rusia shkon më larg do detyrohemi
2 Maj, 15:59
-
Chelsea 'mbulon me ar' Antonio Conten, trajneri drejt rikthimit te Blutë! Napoli frenohet
2 Maj, 15:59
-
Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave
2 Maj, 15:46
-
Tatimi për profesionet e lira, Braçe i kthehet Tabakut: Deklaratat gabim nuk i zgjidh partia
2 Maj, 15:41
-
Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë
2 Maj, 15:30
-
Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve për muajin mars, Rama: Nga lart akoma më lart
2 Maj, 15:30
-
Real Madrid merr vendimin për të ardhmen e Modric dhe Kroos
2 Maj, 15:16
-
Presidenti Begaj vijon turin në katundet arbëreshe: Ju falënderoj për ushqimin që i jepni atdhedashurisë
2 Maj, 15:11
-
Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën
2 Maj, 15:05
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Argëtohem me deklaratat e tua! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
Tatim-fitimi për profesionet e lira, Çoçoli në 'Përballje': Dy gjëra janë të sigurta, vdekja dhe taksat! Kondakçi: Nuk përkthehet në shërbime
2 Maj, 14:56
-
E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari i dehur bie në gropën e ashensorit dhe humb jetën
2 Maj, 14:52