Gaza/ Shkon në rreth 24 mijë numri i të vrarëve! Në kërkim të krerëve të Hamas, CIA po merr informacione

 

Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi njoftoi të shtunën se të paktën 23,843 njerëz janë vrarë në territor në 99 ditët e luftës midis militantëve palestinezë dhe Izraelit. Ndërkohë që CIA është në gjueti të informacioneve për udhëheqësit e Hamasit, eliminimi i të cilëve sipas amerikanëve është i rëndësishëm për fundin e luftës.

Rreth 24 mijë është numri i të vdekurve palestinezë dhe mbi 60 mijë të plagosur që prej nisjes së luftës në Rripin e Gazës 7 tetori.

Shifrat i ka publikuar Ministria e Shëndetësisë së Gazës, teksa thekson se vetëm në 24 orët e fundit ishin 151 personat që u vranë dhe 248 u plagosën.

Palestinezët thonë se një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato.

Ndërkohë që Izraeli vijon sulmet intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, teksa CIA po mbledh informacione për udhëheqësit e Hamasit në Gaza dhe për vendndodhjen e pengjeve izraelite në zonë.

Zyrtarët amerikanë thanë për New York Times se informacioni ndahet me Izraelin - megjithatë nuk ka të bëjë me milicët e nivelit të mesëm dhe të ulët, por vetëm drejtuesit e organizatës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Shkon në rreth 24 mijë numri i të vrarëve në Gaza! Forcat amerikane sulme të reja në Jemen! Rebelët Houthi: Përgjigja jonë do jetë e fortë dhe efektive!


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!

Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!