Gaza sërish pa internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin

Gaza sërish pa internet, teksa trupat izraelite luftojnë me Hamasin

1698826814_trupa.jpg

Palestinezët kanë raportuar sërish për ndërprerje të shërbimeve të internetit në Gazë më 1 nëntor, disa orë pasi sulmet izraelite rrafshuan ndërtesa banimi afër qytetit të Gazës dhe teksa trupat izraelite po luftojnë me militantët e Hamasit brenda territorit të rrethuar.

Kompania palestineze e telekomit, Paltel, raportoi për “ndërprerje të plotë” të shërbimeve të internetit dhe telefonisë mobile. Kjo është hera e dytë në pesë ditë që banorët mbesin pa kontakt me botën jashtë. Shërbimet e komunikimit u ndërprenë edhe gjatë fundjavës, përderisa një numër i madh i trupave izraelite u futën në Gazë.

Agjencitë e ndihmës humanitare kanë paralajmëruar se ndërprerjet e këtyre shërbimeve pengojnë rëndë punën e tyre, teksa situata humanitare në Gazë veçse është e rënduar pasi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh janë zhvendosur dhe janë duke mbaruar furnizimet bazike pas më shumë se tre javë luftë që u nxit nga sulmet e përgjakshme të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Përpjekjet për të telefonuar banorët brenda Gazës mëngjesin e së mërkurës ishin të pasuksesshme. Grupi avokues për qasje në internet, NetBlocks.org konfirmoi se Gaza është “në mes të një ndërprerje totale” që është e ngjashme me situatën që u krijua gjatë fundjavës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB: Bastisjet në Jabalia mund të përbëjnë krime lufte! 4 italianë largohen nga Gaza, Tajani: Janë mirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen