GAZA  - Sot në mëngjesë u vranë tre komandantë të Hamasit gjatë sulmeve ajrore të aviacionit izraelit mbi Rafah, në jug të Rripit të Gazës, njoftoi organizata.
Brigadat Ezzedine al Qassam identifikuan në një komunikatë tre personat si, Mohammed Abou Chamala, Raëd al Atar dhe Mohammed Barhoum.
Këto sulme erdhën një ditë pas bombardimeve ajrore që vranë gruan dhe një nga fëmijët e shefit al Qassam, Mohammed Deif, që sipas Hamasit është ende gjall.
Sipas forcave palestineze të shpëtimit, një predhë që shkatërroi krejtësisht një godinë në Rfah vrau të paktën shtatë palestinezë.
Ndërkohë që një predhë tjetër që ra në një kamp refugjatësh të Nousseirat shkaktoi viktimën e tetë./ATSH/