Gaza/ Ushtria izraelite i raporton qeverisë së saj: Jemi gati për të sulmuar në Rafah

Gaza/ Ushtria izraelite i raporton qeverisë së saj: Jemi gati për të sulmuar në Rafah

1714068910_gfhdjfdjfdj.JPG

Kabineti i luftës së Izraelit është njoftuar nga ushtria e saj se kanë përfunduar përgatitjet për pushtimin e Rafah, me qëllim eliminimin e eksponentëve të Hamsit që mendohet se fshihen mes civilëve. Është kabineti i luftës ai që do të vendosë për datën e sulmit.

Ushtria izraelite ka bërë me dije se brigada 162, e cila ishte pozicionuar në veri dhe në qendër të Gazës, që nga fillimi i luftës, i është afruar Rafahut dhe se pret vendimin e qeverisë për të fillimisht evakuimin e popullsisë civile e më pas sulmin.

Deri më sot, rreth 150,000 palestinezë janë larguar nga Rafah drejt Khan Yunis dhe Al-Maëasi. Sipas vlerësimeve të ushtrisë, evakuimi i popullsisë së mbetur të Rafah - rreth një milion njerëz - do të zgjasë me javë dhe forcat do të hyjnë në territor vetëm pas përfundimit të tij.


Lajmi kryesor:

SHBA dhe 17 shtete kërkojnë lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza! Biden takon të miturën amerikane që u mbajt peng nga Hamasi


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi

GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi