TIRANË- Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për turistët e huaj dhe shpesh tashmë edhe mediat ndërkombëtare po i kushtojnë artikuj truizmit në vendin tonë.
Sëfundmi ka qenë gazeta britanike “Metro”, e cila ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër vendet që duhet vizituar në vitin 2023, mes Jordanisë, Portugalisë e Guajanës. Artikulli u nda edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se tashmë Shqipëria është pjesë e guidës së britanikëve.
"Edhe gazeta britanike Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar”, shkruan Rama.
Gazeta ‘Metro’, teksa shkruan se në Shqipëri mund të gjenden plazhe me ujëra të kristalta si ato të Maldiveve, thekson se në vendin tonë mund të gjejnë edhe çmime ekonomike.
“Takoni destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij në ngjyrë karamel dhe ujërat e ngjashme me ato të Maldiveve, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme pas faturave të frikshme të energjisë të dimrit “Në prill, për shembull, fluturimet Londër-Tiranë kushtojnë nga 64 paund, nëpërmjet Easy Jet, taksitë për në Durrës fillojnë nga 15 paund dhe në bregdetin e resortit bregdetar, hoteli i mirënjohur “Cosmo” kushton vetëm 57 paund në natë. Kjo do të thotë se fundjavat mund të kushtojnë nën 200 paund për person, duke përfshirë kostot e tjera të mundshme”, citohet në shkrim.
Pak ditë më parë edhe media franceze France24 i kushtoi një reportazh Shqipërisë, duke thënë se është një destinacion i injoruar për shumë kohë, por është një vend që kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. France24 shkroi se vendi ynë është një destinacion ende i panjohur mirë, por që nuk do të mbetet i tillë për shumë kohë dhe mund të përjetojë të njëjtin bum në turizëm njëjtë si Kroacia.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Destinacion që të lë pa frymë’, të dashuruarit pas dëborës gjithnjë e më shumë në Fushë-Studën në Librazhd
26 Janar, 14:02
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
po porn vjen njeri
PërgjigjuTe gjitha shtetet ne gare se kush t'na vizitoje me pare or teeeejjjjj