Gazeta “RD”: Qeveria na bllokoi
llogaritë bankare, hakmarrje politike

 Gazeta “RD”: Qeveria na bllokoi<br />llogaritë bankare, hakmarrje politike<br>
“Rilindja Demokratike” akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar llogarinë bankare të kësaj gazete, e cila thotë se është simboli i medias së lirë.

Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentet përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundraligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor. Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë” thotë RD.

Artikulli në Rilindjen Demokratike
Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997.

Duke shpjeguar më qartë absurditetin e këtij vendimi me inspirim qeveritar mjafton të sqarojmë vetëm një moment të këtij absurdi. Bëhet fjalë për një vendim të vitit 2003 të Gjykatës në mbrojtje të një ish-ministri të PS të asaj kohe. Pra, janë kujtuar të bllokojnë llogarinë bankare të “RD” plot 14 vite pasi është dhënë vendimi, duke tejkaluar të gjitha afatet ligjore që përcakton ligji për Përmbarimin.

Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur vështirësi në marrëdhëniet dhe detyrimet me të tretët dhe kjo ka sjellë anomali në versionin e printuar të gazetës.

Përfaqësive diplomatike dhe lexuesve që na kanë telefonuar këto ditë për të mësuar të vërtetën e këtyre problemeve që është përballur “RD” u themi se kemi të bëjnë pikërisht me këtë bllokim pas të cilit nuk qëndrojnë bedelët përmbarues, që verbërisht zbatojnë urdhra, por inspirimi qeveritar i tellallit në krye të qeverisë që i konsideron mediat kazanë dhe nuk kursen kërcënimet dhe ofendimet ndaj gazetarëve që përçojnë të vërtetën e degradimit të shtetit shqiptar në një shtet mafioz, ku kreu i organizatës kriminale është në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë.

Bllokimi i llogarisë së gazetës “RD” është një hakmarrje e pastër politike e atij që sot mund të konsiderohet si i Sëmuri i Ballkanit dhe që mendon se mund të shpëtojë këtë pushtet të kthyer në një juntë mafioze, duke mbyllur të gjitha mediat opozitare dhe kritike me të, disa përmes blerjes dhe atje ku nuk arrin që t’i blejë t’u mbyllë gojën përmes instrumentave të një pushteti mafioz, si ky i “RD” me përmbarues.

Vërtet mund të na bllokojnë, por nuk do të munden kurrë të na gjunjëzojnë dhe aq më pak të na pengojë të themi me forcë të vërtetat e një vendi që po përballet me një diktaturë krimi cilado qoftë kosto e saj. Bllokimi i llogarive të gazetës “RD” është një goditje ndaj një simboli të medias së lirë në Shqipëri që lindi bashkë me lirinë në këtë vend dhe po kërkon të përçojë një mesazh frike tek të gjithë opozitarët.

Regjimi po kërkon të tregojë forcë, ndërkohë që është shndërruar në një kufomë, po kërkon të tregojë dhëmbët, ndërkohë që është në panik. Të gjitha këto për të fshirë gjurmët e krimeve që kanë kryer dhe po kryejnë ndaj shqiptarëve si me kanabizimin e vendit ashtu edhe shndërrimin të Shqipërisë sot në delen e zezë të Europës, duke u konsideruar në raportet e Departamentit amerikan të Shtetit si qendra e krimit të organizuar rajonal. Marrë nga RD

 Gazeta %u201CRD
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime