Gazeta spanjolle: Skënderbeu në
hetim për trukime në Champions

Gazeta spanjolle: Skënderbeu në<br />hetim për trukime në Champions
Errësohet historia e Skënderbeut në Kupat e Europës. Suksesi i shqiptarëve eklipsohet nga gazeta spanjolle “El Pais” e cila shkruan se ka dyshime serioze se kampionët e Shqipërisë kanë manipuluar ndeshjet e kthimit me Crusaders dhe Dinamon e Zagrebit, të vlefshme për Champions League.
 
UEFA  e kontaktuar nga “El Pais” nuk ka preferuar të komentojë lidhur me hetimet. Por ka thënë se Crusaders dhe Dinamo e Zagrebit, janë jashtë çdo hetimi, por një të tillë nuk e ka thënë për Skënderbeun.
 
Gazeta spanjolle bazohet në hetimin e shoqatës kundër fiksimit të rezultateve “Federbet” e cila studion lëvizjet e koeficentëve të ndeshjeve.

Dyshimet për Crusaders dhe Dinamon
Në ndeshjen e dytë ndaj Crusaders, thuhet se pati një fluks bastesh pas minutës së 78, kur ndeshja ishte 2-1 për Skënderbeun. Mirëpo në minutat e fundit pësoi dy gola të tjerë. Por megjithatë kaloi raundin, për shkak se fitoi ndeshjen e parë 4-1.
 
Qëndrimet e lojtarëve shqiptarë në fushë në momentin e shënimit të golave dhe lëvizjet në kuotat e basteve kanë hedhur dyshime të forta se ndeshje ishte e trukuar sipas “El Pais”, bazuar te “Federbet”.
 
Pas kësaj ndeshjeje, Skënderbeu u përball me Milsamin nga Moldavia. Pasi eliminuan Milsamin u përballën me Dinamon e Zagrebit ku i humbën të dyja ndeshjet, 2­-1 dhe 4-­1.
 
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është ndeshja e dytë dhe saktësisht pjesa e dytë e ndeshjes, pasi Dinamo luajti me një lojtar më pak, por arriti që të shënonte dy gola ndaj Skënderbeut.
 
Edhe këtu ngrihen dyshime të forta, pasi sipas “El Pais” koficientët për Dinamon e  Zagrebit në vend që të rriteshin, u ulën që të shënonte sërish duke ngjallur dyshime se Skënderbeu ka lënë edhe ndeshjen në Kroaci, pasi pësoi edhe dy gola kur ishte me një lojtar më shumë në fushë. 

Si baste të parashikuara, shifrat kanë kapur shumën mes 5 dhe 10 milionë eurove sipas “Federbet”.

skenderbeu
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?