Gazetarët, të pestët me
punën më të keqe në botë

Gazetarët, të pestët me <br />punën më të keqe në botë
TIRANE - Sivjet gazetarët për herë të parë u kategorizuan ndër dhjetë profesionet më të këqija në botë. Sipas gazetës franceze Tribune, faqja amerikane e internetit "CareerCast", ka hartuar listën e profesioneve më të mira dhe më të këqija në botë sipas së cilës gazetarët gjenden në vendin e pestë me profesionin më të keq.

Lista është bërë sipas sasisë së pagës, rrezikut të mbetjes pa punë, ekspozimit ndaj stresit të madh dhe kushteve të vështira të punës, që pasohet nga perspektiva e përparimit në karrierë si dhe angazhimi i madh fizik.

Sipas kësaj liste, profesioni më i keq është ai druvarit, përpunuesit e qumështit janë në vendin e dytë, ushtarakët në të tretin, punëtorët e platformave të naftës në të katërtin, ndërsa gazetarët e të gjithë medias, shtyp, radio e television, janë në vendin e pestë.

Në listën e punëve më të këqija në botë në vitin 2012 në vendin e gjashtë janë kamerierët, në të shtatin pjatalarësit në restorante, ndërsa në vendin e dhjetë janë kasapët.

Në majë të listës së profesioneve më të mira për këtë vit janë të punësuarit në sektorin e informatikës, që ndiqen nga analistët e kompanive të sigurimeve dhe shefat e burimeve njerëzore.

Listat janë publikuar edhe nga gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

(gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, për zërin e fuqishëm ndaj padrejtësive

Autorja indiane Arundhati Roy merr çmimin ”PEN Pinter”, për zërin e fuqishëm ndaj padrejtësive