Gazetarët të premten tubim para
Parlamentit, iu vonohen pagat

Unioni i gazetarëve shpreh indinjatën lidhur me trajtimin e disa mediave në Shqipëri me punëmarresin, pasi rreth 90 përqind e gazetarëve po përballen me vonesa të gjata të marrjes së pagave.

Për këtë arsye, Unioni i Gazetareve u bën apel të gjitha mediave dhe shoqërisë, që ditën e premte marrin pjesë në një tubim para parlametit, ku do të kërkohet ndërhyrja për zgjidhjen e kësaj situate. Thirrja u bë gjatë publikimit të raportit për praktikat informale të punësimit në median shqiptare.

“90 përqind e gazetarëve janë përjetues të vonesave të pagesave mujore të gazetarëve. Vetëm gjatë harkut kohor në tremujorin e fundit në Gjykatën e Tiranës janë depozituar mbi 12 raste të denoncimeve në grup të gazetarëve për cështje të mos dhënies së pagave nga gjashtë deri në një vit. Unioni i gazetarëve është tepër i shqetësuar për këtë situatë dhe në emër të gazetarëve ne bëjme apel, sot që ditën e premte të mblidhen në një tubim protestues para Parlamentit të Shqipërisë. Ne do kërkojmë, që kjo situatë të merret parasysh dhe të reagohet”, - u shpreh Cipa në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Unionit.

Ky raport është bazuar në opinionin e gazetarëve mbi transformimet që kanë ndodhur ne tregun mediatik. Formulari është hartuar në formën e një pyetësori, të cilin e kanë plotësuar rreth 334 gazetarë në 12 qarqe të vendit. Gazetarët kanë dhënë opinionet e tyre, duke iu ruajtur anonimati.

(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!  (VIDEO)

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)