Gazetar kroat kërcënohet me vdekje se kishte shkruar për krimet e luftëtarëve çeçen, Ambasda ruse: Kuptoje si të duash!

Gazetar kroat kërcënohet me vdekje se kishte shkruar për krimet e luftëtarëve çeçen, Ambasda ruse: Kuptoje si të duash!

Një gazetar kroat, Hassan Haidar Diab, i gazetës “Vecernji List”, shkroi një artikull në lidhje me luftëtarët çeçenë në Ukrainë gjatë muajit prill.

Ambasadës ruse në Kroaci nuk i pëlqeu aspak raportimi në shkrim për krimet e skuadrave të vdekjes çeçene, dhe e kontaktoi gazetarin duke i thënë me ironi se kishte bërë një "artikull të madh".

Diab u kërcënua se do t’ia përkthenin shkrimin e tij dhe do t'ia dërgonin direkt udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.

- E pyeta se çfarë do të thoshte, se më kërcënonin me vdekje? Ata u përgjigjën se mund të interpretoja si të doja. Thashë se mund të interpretoj vetëm se jam dënuar me vdekje ”, tha Diab për “Al Jazeera".

Policia kroate ka marrë informacione lidhur me rastin dhe ka marrë nën mbrojte Diab dhe familjen e tij.


Lajmi kryesor:

Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë