Sirenat paralajmëruese kundërajrore ranë në të gjithë Ukrainën! Ushtria ruse goditi Kievin dhe Kharkiv. Megjithatë Moska ka shpallur një armë pushim në zonën e Mariupolit.
Zelensky është i bindur: ‘Askush nuk mund të thotë se sa ditë do të vazhdojë kjo luftë. Por unë besoj se dita e çlirimit tonë po afron’.
‘Rusia ka simuluar lëshimin e raketave bërthamore’, raporton agjencia e lajmeve France Presse, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Ndërkohë sipas Neë York Times, inteligjenca amerikane ndihmoi në vrasjen e gjeneralëve rusë. Rusia ka deklaruar se ka anuluar paradën dhe marshimin për Ditën e Fitores më 9 maj në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut.
Ukraina ka nisur operacionet kundërsulmuese në zonat Kharkiv dhe Izium.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, gjatë së cilës ka ftuar atë dhe Kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe për të vizituar Kievin.
Kryeministrin izraelit Naftali Bennett bisedë me Presidenti rus. Putini kërkoi falje lidhur me deklarat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, mbi origjinën hebreje të Hitlerit.
Ditën e nesërme në orën 12 do të nisë evakuimi nga Mariupoli.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, në kanalin e tij Telegram.
Ky është evakuimi i tretë i organizuar brenda një jave nga Mariupol, ku ushtarë dhe civilë janë bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal.
Rusia, në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten më 6 maj, do të paraqesë provat "të krimeve të ushtrisë ukrainase". Kështu ka bërë me dije Dmitry Polyansky, zv.përfaqësuesi i parë i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara.
"Ne do të sjellim rrëfimet e dëshmitarëve okularë të këtyre krimeve. Ngjarja jonë do të jetë thelbësisht e ndryshme nga mitingjet propagandistike në Ukrainë," shpjegoi ai.
Në valën e sanksioneve të vendosura kundrejt personave të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, një jaht luksoz prej 300 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov është sekuestruar nga autoritetet e Fixhit.
Jahti luksoz, Amadea, i cili u ankorua në Lautoka është 105 metra i gjatë dhe ka tetë kabina, një sallon VIP dhe një helikopter.
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve Merrick Garland tha se departamenti dëshiron të bëjë të qartë se nuk ka “vend për t'u fshehur për pasuritë e kriminelëve që mundësojnë regjimin rus".
Kerimov është bashkëpronar i Gazpromit të Rusisë dhe një zyrtar i qeverisë ruse. Ai u përshkrua nga Departamenti Amerikan si pjesë e një grupi oligarkësh që përfitojnë nga qeveria ruse përmes korrupsionit dhe aktivitetit të saj keqdashës në mbarë globin, duke përfshirë pushtimin e Krimesë.
"Lufta kundër Ukrainës është e pakuptimtë në shtrirjen e saj, e pamëshirshme në dimensionet e saj dhe e pakufizuar në potencialin e saj për dëme globale. Cikli i vdekjes dhe shkatërrimit duhet të ndalet. Ka ardhur koha për t'u bashkuar dhe për t'i dhënë fund kësaj lufte”, kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në një takim të Këshillit të Sigurimit, duke përsëritur se pushtimi rus i Ukrainës është një shkelje e integritetit të saj territorial dhe e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën kujtoi se deri më tani dy autokolona për evakuimin e civilëve kanë përfunduar me sukses dhe se një operacion i tretë është duke u zhvilluar, por është politika e OKB-së sipas Guterres tani për tani është që mos të japë detaje për të shangur dështimet e mundshme të tij.
"Deri më tani, në total, pothuajse 500 civilë kanë gjetur ndihmën e shumëpritur, pasi kanë jetuar nën bombardimet e pamëshirshme. Diplomacia e heshtur është ende e mundur dhe ndonjëherë është e vetmja mënyrë efektive për të prodhuar rezultate”, tha Guterres.
Këshilltari ushtarak i Zelenzky, Oleksiy Arestovych tha se Rusia nuk do që të negociojë me Ukrainën.
"Unë besoj se gjithçka do të zgjidhet në terren. Pas samitit në Stamboll kemi arritur disa marrëveshje që duken të vlefshme dhe që janë bazë për armëpushimin dhe zgjidhjen e problemeve me negociatat. Por rusët vazhdojnë të na sulmojnë dhe për këtë arsye ne nuk shohim vullnet nga ana e tyre për të vazhduar negociatat. Ata po përdorin të gjitha burimet që kanë për të na sulmuar."
Një gazetar kroat, Hassan Haidar Diab, i gazetës “Vecernji List”, shkroi një artikull në lidhje me luftëtarët çeçenë në Ukrainë gjatë muajit prill.
Ambasadës ruse në Kroaci nuk i pëlqeu aspak raportimi në shkrim për krimet e skuadrave të vdekjes çeçene, dhe e kontaktoi gazetarin duke i thënë me ironi se kishte bërë një "artikull të madh".
Diab u kërcënua se do t’ia përkthenin shkrimin e tij dhe do t'ia dërgonin direkt udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.
- E pyeta se çfarë do të thoshte, se më kërcënonin me vdekje? Ata u përgjigjën se mund të interpretoja si të doja. Thashë se mund të interpretoj vetëm se jam dënuar me vdekje ”, tha Diab për “Al Jazeera".
Policia kroate ka marrë informacione lidhur me rastin dhe ka marrë nën mbrojte Diab dhe familjen e tij.
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell tha the Evropa do të mbrojë Ukrainën nga Putini, dhe se askush nuk është kundër rusëve, por kundër luftës së Putinit.
"Ne nuk duam të jemi kundër Rusisë, duam të mbrojmë Ukrainën nga Rusia e Putinit, askush nuk është kundër njerëzve, kjo është lufta e Putinit". Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke folur në inaugurimin e Festivalit të Evropës në Firence.
Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelensky ka zhvilluar video-telefonatë me ish presidentin amerikan George W.Bush.
"Është një nder i madh të flas me ju. Kam parë se si njerëzit në Shtetet e Bashkuara na mbështesin," tha Zelensky.
Nga ana e tij, Bush shprehu mbështetjen për të gjithë popullin ukrainas.
Alina Kabaeva, e dashura e Presidentit rus Vladimir Putinit, pjesë e njerëzve të afërt me Putinin rus, janë kandidatë për t'u bashkuar në “listën e zezë” të BE-së, e cila është pjesë përbërëse e paketës së gjashtë të sanksione kundër Rusisë.
Sipas asaj që mësohet nga burime evropiane, Kabaeva, së bashku me tre personazhe të tjerë, është shtuar në listën e zezë të propozuar nga shërbimi i jashtëm (SEA) i Komisionit të BE-së, ku përfshihen 68 persona.
Gjatë bisedës telefonike që pati me Kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi falje lidhur me deklarat e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, mbi origjinën hebreje të Hitlerit.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit Bennett dhe sipas mediave izraelite, Kryeministri ka pranuar faljen dhe ka falënderuar Putinin që ka sqaruar qëndrimet e tij në lidhje me popullin hebre dhe kujtimin e Holokaustit.
“Ushtria ruse është "gati të garantojë" daljen "të sigurt" të civilëve ende të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol”, kështu është shprehur Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me Kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, i cili po ndjek tensionet mes qeverive të dy vendeve të shkaktuara nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për origjinën hëbreje të Hitlerit.
Sipas Kremlinit, cituar nga Tass, gjatë intervistës ka pasur një shkëmbim intensiv të pikëpamjeve për situatën në Ukrainë.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve humanitare, duke përfshirë evakuimin e civilëve nga territori i uzinës Azovstal, të bllokuar nga militantët e formacioneve nacionaliste, të kryer në bashkëpunim me përfaqësues të OKB dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, raportohet nga Kremlini.
Sipas raportimve thuhet se Putin po shpresonte që autoritetet e Kievit do t'u jepnin urdhër luftëtarëve ende të barrikaduar në fabrikën e çelikut që të ulnin armët.
Presidenti, Volodymyr Zelensky Ukraina u shpreh se është i nevojshme një plan strategjik për mbështetje ndërkombëtare, një analog modern i Planit historik Marshall.
"Rindërtimi i Ukrainës duhet të bëhet tani një shembull historik për kohën tonë dhe për të ardhmen si rindërtimi i vendeve evropiane pas Luftës së Dytë Botërore... Do të jetë një investim në stabilitetin e të gjithë Evropës Qendrore dhe Lindore", tha Zelensky e tha gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën në Varshavë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ku e ka ftuar atë dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe për të vizituar Kievin.
Lajmi u bë i ditur nga zyra e presidentit gjerman pas bisedës telefonike mes Zelenasky dhe Steinemeier gjatë së cilës ajo tha se pati “një sqarim” dhe Steinemeier shprehu "solidaritetin, respektin dhe mbështetjen e tij për Ukrainën.
Ukraina ka nisur operacionet kundërsulmuese në zonat Kharkiv dhe Izium. Lajmi u bë i ditur nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Kievit Valery Zaluzhny.
Zaluzhny tha gjithashtu se rusët po përqendrojnë ofensivën e tyre në drejtim të Luganskut dhe ka luftime të ashpra në Popasna, Kreminna dhe Torsky, gjithashtu tha se rusët kanë rifilluar përdorimin e raketave të lundrimit për të synuar rrugët e furnizimeve ushtarake për ukrainasit. Prandaj duke përsëritur nevojën për armë të reja.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke folur në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë u shpreh se sanksionet evropiane, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse që mund të miratohet në ditët e ardhshme, po varfërojnë rëndë ekonominë ruse dhe po shkatërrojnë plaçkën e luftës së Putinit.
“Putini e ka nisur këtë luftë dhe duhet të paguajë për të. Mbështesni popullin e guximshëm ukrainas, ukrainasit që po luftojnë kundër agresionit dhe për lirinë e tyre! Dhe ne jemi me ta”, tha von der Leyen duke kujtuar se ata kanë hyrë në javën e dhjetë të pushtimit brutal rus.
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmila Denisova Rusia tha ditën e sotme se Rusia në paradën e 9 majit do që t’i paraqesë qytetarët ukrainas si “ të burgosur”. Denisova e beri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të sajin në Telegram.
Sipas të dhënave të Prokurores së Përgjithshme në Ukrainë, Iryna Venediktova, raportohen se janë 4 mijë viktima civile, mes tyre 221 fëmijë, ndërsa mbi 400 fëmijë janë plagosur. Objektivat civilë të goditur thuhet se janë në 5100, duke përfshirë 300 objekte shëndetësore.
"Sot kjo zgjedhje e kampit të komunitetit ndërkombëtar në favor të Ukrainës në këtë luftë brutale është e rëndësishme", tha Venediktova gjatë një lidhjeje me video në Konferencës Ndërkombëtare të Prokurorëve të Vendeve të Këshillit të Evropës dhe të Shteteve Vëzhguese dhe të Mesdheut, që po zhvillohet në Palermo.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të re telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Këtë e ka bërë të ditur vetë Zelensky me anë të një postimi në Twitter.
“Sot e falënderova që foli në Verkhovna Rada (Parlamenti ukrainas)”, shkroi Zelensky, duke iu referuar Johnson. Në bisedën e tyre telefonike u prekën çështje në lidhje me mbrojtjen e Ukrainës ndaj agresionit rus.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka akuzuar gazetën “New York Times” si të papërgjegjshme lidhur me publikimin e një artikulli që pretendonte se inteligjenca amerikane ndihmoi Ukrainën të vriste gjeneralët rusë.
"Shtetet e Bashkuara po japin informacion në terren për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre, ne nuk japim informacione të inteligjencës me qëllim të vrasjes së gjeneralëve rusë," tha Zëdhënësja e Këshillit Adrienne Watson për mediat amerikane.
Në republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut, autoritetet ruse anuluan paradën dhe marshimin për Ditën e Fitores më 9 maj. Këtë e deklaroi nënkryetari i parë i administratës presidenciale ruse Sergei Kiriyenko, gjatë një demonstrate pranë monumentit me flamurin sovjetik të ngritur në Mariupol. “Parada e fitores dhe marshimi i regjimentit të pavdekshëm në këtë ditë fitoreje në Donetsk dhe Lugansk është ende e pamundur të mbahet. Por ajo kohë do të vijë së shpejti dhe paradat e fitores do të kalojnë nëpër rrugët e Donbass,"- tha Kiriyenko.
I frikësuar nga bombardimet dhe humbjet që tashmë janë bërë të përditshme, një 8-vjeçar ka hedhur në ditarin e tij të gjitha mendimet që prej fillimit të luftës.
Ai ka treguar sesi ka humbur gjyshen, gjyshin dhe dy qenushat e tij. I vogli, motra dhe nëna e tij janë plagosur.
"Që nga 24 shkurti, dy qenushat e mi kanë ngordhur, gjyshja dhe gjyshi im i dashur janë vrarë në Mariupol. Ukraina nuk do të dorëzohet dhe nuk do të lodhet kurrë. Ne duhet të mbizotërojmë.”, shkruan ai në ditari.
Përdorimi i armëve bërthamore do të ishte "i papranueshëm" në konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi lideri bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në një intervistë për Associated Press . “Përdorimi i armëve bërthamore jo vetëm që do të ishte i papranueshëm, sepse është shumë pranë nesh dhe ne nuk jemi përtej oqeanit si Shtetet e Bashkuara. Nëse Rusia është e aftë për këtë apo jo, është një pyetje që duhet t'i bëhet udhëheqjes ruse," tha ai.
Sanksionet e vendosura nga BE ndaj burimeve energjetike ruse nuk do të kenë ndikim dhe Rusia do t’i rezistojë pasojave të kufizimeve. Kështu shkruan Financial Times.
Më herët, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni, si pjesë e paketës së re të gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, do të propozojë heqjen graduale të të gjitha importeve të naftës ruse në BE. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se paketa e gjashtë e sanksioneve evropiane kundër Rusisë do të përfshinte shkurtimin e bankave të tjera nga Sëift, sanksione të reja "për dezinformim" dhe kufizime në importet e naftës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës denoncoi se Rusia ka rifilluar ofensivën në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, pavarësisht shpalljes së një armëpushimi të njëanshëm që do të hynte në fuqi sot në orën 6 të mëngjesit, për korridoret humanitare.
Dje, mbrojtja ruse shpalli një armëpushim tre-ditor, nga sot deri më 7 maj, për evakuimin e civilëve, me një interval të ndërprerjes së armiqësive nga 6 në 16. Por Kievi ka denoncuar se forcat ruse kanë rifilluar sulmin dhe të rëndë. lufta është duke u zhvilluar.
Fokusi rus është përqendruar në shkatërrimin e njësive të ushtrisë ukrainase të pranishme në uzinë, duke luftuar në "përleshje të vështira dhe të përgjakshme".
“Për momentin nëse ka ferr në tokë, ai është në Azovstal”, tha një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushchenko.
Ushtria ruse simuloi lëshimin e raketave bërthamore në enklavën e Kaliningradit, që ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë. Kështu deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke specifikuar se njësitë luftarake kryen gjithashtu "operacione në kushte të ndotjes nga rrezatimi kimik". Rusia vuri në gatishmëri forcat e saj bërthamore menjëherë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
"Për të dytën ditë radhazi, ushtria ruse hyri në uzinë. Ka beteja të rënda dhe të përgjakshme." Këtë e deklaroi komandanti ukrainas Azov Denis Prokopenko, cituar nga Ukrainska Pravda.
Ai ka publikuar një mesazh nga brenda fabrikës së çelikut Azovstal sulmuar për dy ditë nga forcat tokësore, ajrore dhe detare të trupave të Moskës.
"Falënderoj të gjithë botën për mbështetjen e madhe të garnizonit të Mariupolit.” shtoi ai.
Vazhdo ec para me keshillat e Amerikes se do ta rregullosh popullin Ukrainas o bushtra e tyre , nuk po e kupton akoma se do ta shkaterrosh popullin tend ? Del dhe na ben dhe te fortin kokrra e barbonit qe je fshehur ne ndonje baze te natos po ke bythe ik dhe lufto ne front pastaj te shohim se cdo besh do negociosh apo do luftosh deri ne vdekje ?
PërgjigjuZihen e grihen agallaret shkelmat i hane gomaret
PërgjigjuAta kane nje produkt qe e shet vet veten dhe keta bejne bla bla kot pa lidhje kot sa po marin ne qafe njerezit fukarenj
Përgjigju