Një gjykatë në Rusi më 1 prill ia zgjati paraburgimin gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, deri më 5 qershor, raporton Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë. Kurmasheva, 47 vjeç, u arrestua në Kazan tetorin e kaluar dhe u akuzua se nuk është regjistruar si agjente e huaj sipas një ligji ndëshkues rus që shënjestëron gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe të tjerë.
Ajo gjithashtu akuzohet për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore. Radio Evropa e Lirë dhe qeveria amerikane thonë se akuzat janë hakmarrje për punën e saj si gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Ajo kishte udhëtuar në Rusi për të vizituar dhe për t'u kujdesur për nënën e saj të moshuar dhe fillimisht u ndalua teksa priste fluturimin e saj të kthimit më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku iu konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse.
Shumë kritikë dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se i ashtuquajturi ligj i agjentëve të huaj përdoret nga Kremlini për të goditur çdo disident. Moska gjithashtu është akuzuar për arrestimin e amerikanëve për t'i përdorur si pazare për t'i shkëmbyer me rusët e burgosur në Shtetet e Bashkuara.
Në shkurt, 23 vende e nominuan Kurmashevën për Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit të UNESCO/Guillermo Cano 2024. Çmimi, i krijuar në vitin 1997, është një çmim vjetor që nderon një person ose një grup njerëzish që japin një kontribut "të shquar" në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit në të gjithë globin, pavarësisht nga "rreziku dhe persekutimi" me të cilin përballen./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.3%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53