Kaosi në Kuvend, gazetarët e politikës: Po pengohemi në punën tonë, të merren masa! Garda: Na mirëkuptoni, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

Kaosi në Kuvend, gazetarët e politikës: Po pengohemi në punën tonë, të merren masa! Garda: Na mirëkuptoni, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend

Nisur nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet prej ditësh Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të kaosit të krijuar nga grupi i Rithemelimit jo vetëm ka vështirësuar punën e gazetarëve që mbulojnë fushën e politikës, por po pengon edhe zhvillimin e misionit të tyre, atë të informimit të publikut. 

Me një mënyrë dhe sjellje të paprecedentë, Garda e Republikës në Kuvendin e Shqipërisë, pengoi punën e gazetarëve në oborrin e parlamentit me justifikimin se ka ndryshuar rregullorja, duke mos lejuar që ata t'ju drejtonin mikrofonat deputetëve të PS-së apo ministrave.

Për këtë arsye, gazetarët e politikës i kanë drejtuar një kërkesë kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Ministrit të Brendhsëm dhe Drejtorit të Gardës. 

Kërkesë për ndërhyrje në normalizimin e sjelljes së shërbimit të Gardës së Republikës në Kuvendin e Shqipërisë ndaj medias

Drejtuar:

Znj. Lindita NIKOLLA - Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Z. Taulant BALLA – Ministër i Brendshëm

Z. Gramos SAKO – Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

Në vëmendje të:

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Bashkimit Evropian

Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar

Prezencës në Shqipëri të Organizatës për Siguri dhe

Bashkëpunim në Evropë, OSBE

Të nderuar,

Duke ju uruar punë të mbarë, ne, Komuniteti i Reporterëve të Politikës, kërkojmë të ndajmë me ju një problematikë të hasur prej kohësh, por që së fundmi, është bërë edhe më shqetësuese dhe ka vështirësuar ushtrimin e rolit tonë gjatë zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare.

Ne kemi vënë re një shtim të numrit të punonjësve të Gardës që monitorojnë oborrin e godinës ku zhvillohen seancat plenare, të cilët:

-Angazhohen për të dhënë urdhra arbitrarë ndaj punonjësve të medias, duke mos na lejuar lirshëm të bëjmë xhirime, raportime apo intervista, akte këto në kundërshtim me rregulloren e masmedias që ka Kuvendi i Shqipërisë dhe këtë e bëjnë duke ushtruar edhe forcën fizike ndaj gazetarëve dhe operatorëve.

-Punonjës të ndryshëm të Gardës kanë mendime të ndryshme për vendin ku duhet të rrinë gazetarët dhe kameramanët, duke urdhëruar zhvendosje të pajustifikuara.

-Pengojnë gazetarët të marrin prononcime lirshëm dhe në lëvizje në pjesën e jashtme të godinës.

-Pengohet hyrja në kohë e gazetarëve në Komisionet Parlamentare, duke mos na lejuar të dokumentojmë ngjarjet, qoftë këtu edhe dështimin e komisioneve apo aksionet në korridoret e Kuvendit.

Të gjitha këto, krijojnë konflikte dhe tensione të panevojshme gjatë thuajse çdo seance plenare apo të punimeve të komisioneve për të cilat vazhdimisht është vënë në dijeni zyra e shtypit e Kuvendit.

Për sa më sipër, për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme, lutemi ndërhyrjen nga ana Juaj, për qartësimin e punonjësve të Gardës dhe të funksionarëve të Kuvendit të Shqipërisë që të garantojnë sigurinë e gjithsecilit pa cënuar punën e medias.

Ne, punonjësit e medias, hyjmë vetëm nga porta kryesore dhe i nënshtrohemi kontrollit fizik dhe automjetet edhe kontrollit të specializuar me qen.

Është fakt se në asnjë rast, nuk është krijuar ndonjë problem nga punonjësit e medias të cilët të kenë rrezikuar sigurinë e ligjvënësve.

Ndaj, në përfundim, kërkojmë:

-Lejimin e çdo operatori mediatik të qëndrojë/lëvizë lirshëm pa asnjë kufizim në të gjitha ambientet e jashtme të oborrit të godinës ku zhvillohen seancat plenare.

-Lejimin e gazetarëve të marrin intervista pa pengesa në pjesën e jashtme të godinës, pa ndërhyrjen e Gardës së Republikës.

-Lejimin e punonjësve të medias të dalin lirshëm nga të gjitha portat e institucionit, duke ruajtur të pandryshueshme hyrjen vetëm nga porta kryesore e kontrollit.

-Të ruhet një gjuhë e përmbajtur dhe jo provokuese nga punonjësit e Gardës, të cilët mund të komunikojnë me gazetarët dhe operatorët vetëm përmes zyrës së shtypit të Kuvendit.

-Të lejohen gazetarët të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit 10 minuta përpara orarit zyrtart të njoftuar për zhvillimin e një komisionit, në mënyrë që të dëshmojmë kuorumin, dinamikat dhe arsyet e zhvillimit ose jo të një mbledhjeje të tillë.

Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj, ju faleminderit.

Me respekt,

Punonjësit e medias që ushtrojnë detyrën pranë Kuvendit të Shqipërisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Kaosi në Kuvend, garda: Kërkojmë mirëkuptimin e medias nëse kemi penguar punën e tyre, qëllimi ishte shmangia e incidenteve

1699520698_flakadankuvendkaosrithemelimi.jpg

Situata e pazakontë, në të cilën ndodhet prej ditësh Kuvendi i Shqipërisë u bë shkak për pengimin e misionit dhe detyrës së gazetarëve që mbulojnë fushën e politikës. Këta te fundit, përmes një letre drejtuar kompetentëve, kërkuan marrjen e masave për mospengimin e gazetarëve në punën e tyre.

Kësaj kërkese i është përgjigjur zyrtarisht Garda e Republikës,e  cila ka kërkuar mirëkuptim nga ana e mediave, duke theksuar se qëllimi i tyre ishte shmangia e incidenteve.

“Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare.”-shkruan garda.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD