Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, tha se vendi i tij synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenda këtij viti.

“Shpresojmë të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti. Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Është një sinjal pozitiv për vendet e tjera kandidate”, tha Millatoviç.


Lajmi kryesor:

Mbahet në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor, mungon Serbia! Rama: BE të ketë guximin të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë! Kurti: Kërkojmë statusin e vendit kandidat për Kosovën