Prefektja e Shkodrës Holta Duda ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Mirë po nuk ishte kjo ajo çka e vendosi në qendër të vëmendjes ditën e sotme.
Në prononcimin për media, Duda u ngatërrua dhe kërkoi që ta niste dhe njëherë prej fillimi, pasi ajo mendoi se e gjitha ishte në regjistrim. Në këtë moment ishin gazetarët që i thanë se e gjitha po ndodhte live.
“Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni...”, tha Duda.
E sikletosur, Prefektja e Shkodrës e nisi urimin aty ku e la urimin për besimtarët e krishterë si për të rregulluar “gafën”.
Komente









Beeeee!
PërgjigjuO Zot, me çfare perfaqesohet Shkodra. Ja sa kulture kane keto qe s'dijne as te mbajne nje fjalim. Njera deputete, tjetra prefekte, qe s'e besoj qe as ajo s'e di cfare funksioni ka Prefekti. Ajo si vetem sa leke i hyjne ne llogarine bankare nga taksapaguesit.
PërgjigjuKësaj dhe asaj që ka në krah u ka rënë sëpata në mjaltë!! Asnjë background në cv e tyre dhe njëra prefekte dhe tjetra nga dhitë direkt deputete!! Nga ta dinë pastaj se si duhet të flasësh në një intervistë dhe të përcjellësh një urim?!!
Përgjigju