Gazetarët ironizojnë ish-kolegun
Peza:Ja si të kursejmë 1 mld lekë

Gazetarët ironizojnë ish-kolegun<br />Peza:Ja si të kursejmë 1 mld lekë
TIRANË-1.3 miliardë lekë në bankë ku e shoqja rezulton aksionere kanë bërë që Alfred Peza të ‘kryqëzohet’ nga ish-kolegët gazetarë në rrjete sociale.

Deklarata e tij dje se, paratë i kanë fituar duke kursyer lekë nga pagat, nuk është mirëpritur nga disa gazetarë.

Duke qenë se gazetarët janë kategoria që punon 24 në 24 orë për lajmin dhe pagat janë të nivelit mesatar, shumëkush ngre pikepyetjen sesi cifti i gazetareve u bënë kaq të pasur. Kaq ka mjaftuar që të shpërthejë ironia për Alfred Pezën, dikur gazetar, sot deputet i Partisë Socialiste në zonën e Peqinit.

Gazetari e analisti Dritan Hila teksa replikon me miq e kolegë në profilin e tij në Facebook, shkruan se  i ka hyrë sherri me gruan, sepse nuk kanë kursyer lekë.
Ku dreqin na kane shkuar leket?! Tani jemi në sherr e sipër me gruan”.

Dikush i kujton se namin për kursim e kanë gjirokastritet.
Ne gjirokastritet, Dritan Hila, kemi edhe namin e keq per kursimet”.

Por menjëherë ia pret Hila që i thotë se, “Na e hedhkan peqinsit. Ne kursejme, por atyre ju pjell leku”.

I ashpër e stigmatizues ka qenë gazetari Ilir Babaramo. Në një shkrim në Facebook, ai tregon si e njeh ‘bankierin’, Alfred Peza.
Reforma elektorale dhe bankieri Alfred Peza Sot , duke qëmtuar portalet, dy lajme më bënë përshtypje: mbledhja e komisionit parlamentar të reformës elektorale, ku thuajse gjithë partitë parlamentare kërkonin votim dhe numërim elektronik dhe blerja e disa aksioneve të Bankës Credins nga Alfred Peza. Për këdo, këto dy lajme mund të duken krejt pa lidhje me njëri tjetrin, por mua më krijuan një asosacion të pështirë duke qenë dëshimtar i dy dekadave jetë politike”.

Kurse Agim Xhafka shkruan; 3+2=5 (një ndër mend) Alfred Peza.
xhafka
Një tjetër gazetar, Adi Shkëmbi publikon një foto me arkën e kursimit të të birit duke shkruar;
“Vë bast që deri në dhjetor do ti mbledh 1 miliardë lekë këtu brenda”.
kursime

Aranita Brahaj: Pyeteni sa është paguar si drejtor themelues i Korrierit dhe Ora News
Ndërkohë Aranita Brahaj, drejtoresha ekzekutive e “Open Date Albania” që publikon pasuritë e politikanëve, gjyqtarëve e njerëzve më të pushtetshëm në Shqipëri, reagon pas publikimit të lajmit se deputeti socialist Alfred Peza është aksioner në bankën Credins me një pasuri që kap vlerën e 1 miliard lekëve.

Sipas Brahajt, Alfred Peza është paguar si drejtor i Korrierit dhe Ora News me një shumë nga 5-10 mijë euro në muaj dhe duke marrë parasysh interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % ne vit, Brahaj thotë se llogaria përputhet me vlerat e deklaruara.

“Sot para se të merreni me Pezën, pyeteni sa është paguar si drejtor themelues i Korrierit dhe Ora News.

Nëse paga e Pezës ka qenë 5 – 10 mije euro në muaj dhe interesat bankare në 2000 deri 2010 me 5- 7 % në vit … llogaria na përputhet me vlerat e deklaruara.

Ndoshta ndonjërit nga ju nuk i del xhiro vjetore e medias sa paga vjetore e drejtorit ( i del me pak).

Po për këtë pyesni kompetentin (pronarin e medias)”, thotë drejtoresha e ODA. Deklarimi për vitin 2015, sqaron Brahaj, nuk është vënë asnjëherë në dispozicion nga ILDKP.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë