EKUADOR- Autoritetet në Ekuador nuk kanë asnjë gjurmë nga Dritan Rexhepi, kapoja shqiptare që organizoi një strukturë të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë. Rexhepi përfundoi dënimin në nëntor të 2021 e ndërsa kishte urdhër që nuk duhet të linte Ekuadorin deri në 26 qershor 2027 e teksa duhet të paraqitej çdo 15 ditë përpara Policisë. Mirëpo kjo nuk ka ndodhur, sipas mediave ndërkombëtare, Rexhepi ka mbajtur kontakte me autoritetet e vendit deri më 15 janar të këtij viti, por më pas është zhdukur dhe nuk ka asnjë gjurmë për “mbretin e padiskutueshëm të kokainës”.
Sipas informacioneve, Rexhepi deklaroi se do të jetonte në një apartament në Central Park të Samborondón, 14 kilometra nga Guayaquil. Në këtë kompleks banesash private, një apartament prej 125 m2 thuhet se kushton rreth 165 000 USD. Mirëpo, siç thuhet në raportin, më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar duke lënë dyshime mbi këtë proces.
Nga sa raportohet, Rexhepi u favorizua pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Gjithashtu, në datën 4 nëntor 2021, kur është dhënë përfitimi, përmendet se kapoja shqiptare ka pasur një sjellje shumë të mirë dhe nuk ka pasur as tentativa për t'u arratisur, madje dhe ka punuar në burg.
Rexhepi u kap në 2014 në Ekuador dhe u dënua në 2015 me 13 vjet burg për trafik droge. Ai u mbajt në një burg të Guayaquil dhe më pas në burgun Latacunga, 100 kilometra nga Quito.
Kush është Dritan Rexhepi?
Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit Kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.
Po kur ka qenë hera e fundit e qëndrimit në Shqipëri e Dritan Rexhepit? Dritan Rexhepi ka dalë nga pika e kalimit kufitar Kakavijë me pasaportën biometrike të falsifikuar më gjeneralitetet Lulzim Murataj, në datën 28.11.2011 dhe ka disa hyrje dalje nga e njëjta pikëkalimi dhe hyrja e fundit e tij, është në datën 16.11.2013. Të dhënat e pasaportës në emër të Lulzim Murataj, përputhen plotësisht me numrat e pasaportës së personit të arrestuar në Ekuador, me emrin Lulzim Murataj…”.
Në fakt teksa ka dalë për herë të fundit nga Shqipëria në nëntor 2013 nga pika e Kakavijës në Gjirokastër, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në vendlindje, pasi në muajin Gusht të 2014, ai u arrestua në Ekuador pikërisht me emrin false, Lulzim Murataj. Ky dokument tregon se:“…ka rezultuar se në datën 8.08.2014 në kuadër të një operacioni antidrogë “Balance” të zhvilluar në Ekuador, përveç shtetasve ekuadorianë është arrestuar dhe shtetasi shqiptar Lulzim Murataj, lindur Vlorë, posedues i pasaportës me nr.BB 3563478. Nga verfikimet e bëra nga Departamenti i Krimit të Organizuar në sistemin TIMS, rezulton se ky shtetas i identifikuar me emrin Lulzim Murataj, është personi i shpallur në Kërkim Ndërkombëtar, Dritan alias Gramos Rexhepi ose “Dioniso Poulos”, i cili ishte arrestuar në Ekuador…”.Dritan Rexhepi akuzohet në Shqipëri se porositi rrëmbimin e Jan Prengës.
O bo bashk me vis martinin e eld dizdarin n Dubai. Shijojn jeten
PërgjigjuQolet te goja motres tate
Ik o qole po dizdari esht ne burg ne dubai kurse ky tjetri esht I ndar ne ne 100 copa