Gazetarët në protestë: Pushteti
të heqë dorë nga kapja e medias

TIRANE - Në ditën botërore të shtypit, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka zgjedhur të protestojë para Kuvendit për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë anarkisë dhe raporteve jo të denja, me të cilat trajtohen punonjësit e medias.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ka bërë thirrje kolegëve dhe mediave për një solidarizim, i cili shkon përtej këtij tubimi: “Në këtë protestë denoncojmë kapjen e mediave dhe sidomos të gazetarëve nga varfëria financiare dhe kriza sociale. Ne kërkojmë sot që qeveritë që janë dhe do te jenë brenda këtij parlamenti, mbrapa shpinës tonë të heqin dorë nga kasetat e dhuruara elektorale dhe ndërhyrja mbi pushtetin e katërt, duke përdorur varfërinë dhe krizën financiare si mjete që prodhosin lirinë dhe përmbajtjen e pavarësisë së gazetarëve”.

Ndërkaq shqetësimet për borxhet që partnerët e biznesit, investitorët, entet dhe institucionet publike kanë ndaj mediave, ku mungesa e likujditetit po i lë këto media në mëshirë të fatit dhe drejt falimentit, është një tjetër pikë kritike sipas Unionit të Gazetarëve, ku institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve