Ku ka vend në botë me më shumë media se Shqipëria? Televizione, radio, portale në internet, e bëjnë profesionin e gazetarit një nga më të kërkuarit në tregun e punës. Por, shprehja që ka më shumë media sesa gazetarë, nuk është një legjendë, madje, nëse shtohet epiteti gazetarë "të mirë" puna ndërlikohet edhe më shumë. Gazetarët sot kanë boshllëqe të mëdha profesionalizmi që kanë të bëjnë pikërisht me mungesën e trajnimeve dhe të eksperiencave vërtetë profesionale që t'u mësojnë atyre rregullat bazë dhe të pashkelshme të gazetarisë më të mirë botërore.
Si përherë, edhe me këtë thirrje Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u jep mundësi gazetarëve të rinj me këtë lajmërim:
" Je student gazetarie, komunikimi apo dege të ngjashme që dëshiron të luftojë korrupsionin? Ne të ftojmë të aplikosh për të qenë pjesë e laboratorit të gazetarisë investigative! Studentët e përzgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetari të pavarur dhe investiguese, do të ftohen për të marrë pjesë në një program trajnimi, si dhe do të shkruajnë raportime investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim mbi gazetarinë do të ofrohen nga ekspertë shqiptarë dhe profesorë të shquar gazetarie nga Shtetet e Bashkuara. Shihni raportimet e kaluara të studentëve të laboratorit në faqen Albania Quality Journalism. Për të aplikuar, klikoni këtu: https://bit.ly/2Jjl1o6"
Shkruhet ne njoftimin e ambasades qe mund te jete i dobishem per shume gazetare.